Janarin e kaluar, Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përmbyste direktivat e Obamës për mbylljen e burgut të sigurisë së lartë në Guantanamo. Sot njoftimi: “Do të mbetet e hapur për të paktën 25 vjet”

Për ta mbyllur përgjithmonë ishte një nga premtimet e administratës së Obamës.Dhe në fakt burgu simbol i luftës globale kundër terrorit të nisur nga George W.Bush.

Kampi do të mbetet i hapur për të paktën 25 vjet. Amerika vazhdon luftën e saj kundër terrorizmit dhe Guantanamo, burgu i sigurisë se larte i ndërtuar në bazën detare të SHBA në ishullin e Kubës, nuk do të mbyllë dyert e saj.

Për ta siguruar është përgjegjësi i burgut Admirali John Ring, qe mbas firmosjes nga ana e presidentit te një urdhri ekzekutiv që përmbyste direktivat e paraardhësit të tij,ka njoftuar se programi do të vazhdojë për të paktën një çerek shekulli. Pentagoni “na ka dërguar një kujtesë që thotë se programi është i hapur,” i tha Admirali Ring gazetarëve gjatë një vizite në burg organizuar per shtypin nga marina amerikane. Nuk është e qartë nëse në burgun, qe mban disa prej të dyshuarve për atentatet e 11 shtatorit, do te arrijnë me vone edhe anëtarë te Shtetit Islamik kapur në Siri dhe Irak siç ishte njoftuar në fushatën elektorale nga Trump. Për momentin, ka sqaruar,Ring “nuk ka indikacione” në këtë sens.

Në rastin kur materializohet ky lloj eventualiteti,ka shtuar ai, burgu do të ishte në gjendje të akomodojë 40 të burgosur të tjerë pa pasur nevojë të zgjerojë personelin dhe strukturat ekzistuese. Hapur në vitin 2002, pas arrestimit të disa xhihadistëve që konsideroheshin përgjegjës për sulmet ndaj Kullave Binjake në Nju Jork, në burg janë burgosur deri në 780 persona. Tani kanë mbetur 40, disa tashmë janë dënuar, të tjerë janë në pritje të gjykimit. Që nga viti 2008, asnjë i burgosur i ri nuk ka kaluar nëpër kangjellat e burgut. Sipas informacionit të dhënë nga admirali, për më tepër, buxheti vjetor i vënë në dispozicion nga qeveria amerikane për Guantanamo do të mbetet 78 milionë dollarë.

Gjatë viteve, burgu ka qenë në qendër të shumë polemikave nga ana e organizatave për të drejtat e njeriut.

E fundit që ka denoncuar raste te torturës brenda burgut ishte raportuesi special i OKB-së, Nils Melzer, i cili në dhjetor ka folur për ekzistencën e disa raporteve që do të tregonin rastin e të paktën një të burgosuri, Ammar al-Baluçi, i dyshuar për sulmet e 11 shtatorit, subjekt i dhunës brenda forteses.

Vertas.com.al/