Iniciativa për shkëmbimin e territoreve dhe ri vizatimin e kufijve, e mbështetur nga Amerika, po përballet me rritjen e një kori të madh kritikash brenda Kosovës dhe më gjerë, në rajon dhe ndërkomëbarisht.

Presidenti Kosovar, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij, Aleksandar Vučić, kanë propozuar që shkëmbimi i kufijve të jenë pjesë e marrëveshjes që mund të hapë rrugën për në deklaratën përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës.

As Vučić as Thaçi nuk i kanë bërë publike detajet nga planet e tyre për ndryshimin e kufijve. Por në takimin e Vjenës javën e kaluar ata e pranuan se po punojnë me idenë e shkëmbimit të territoreve. Por shkëmbimi i territoreve mund të përfshijë jugun e Serbisë.

Administrata aktuale e SHBA ka përkrahur planet në kohën kur këshilltari për Sigurinë, John Bolton tha se Uashingtoni nuk do të pengojë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë marrëveshjen, duke marrë kështu një mbështetje të fortë për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Sipas dy burimeve pranë administratës së presidentit Trump, politika e re “nuk është vijë e kuqe, por nuk është edhe një visto e bardhë”, duke nënkuptuar se SHBA po kërkon ndonjë zgjidhje, duke përfshirë edhe ndryshimin e kufijve, por jo domosdoshmërish do të përkrahë atë deri në fund. Disa zyrtarë të BE kanë lënë për të nënkuptuar gjithashtu se e mbështesin ndryshimin e  kufijve.

Vučić do të përballet me opozitën serbe që e shikon marrëveshjen si njohje të Kosovës dhe humbje të saj përjetë. Brenda Kosovës, gjithashtu, ka një qëndrim të fortë kritik, sidomos nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ditën e premte e quajti “ide katastrofë”.

Shumë analistë rajonalë dhe ndërkombëtar kanë thënë se ky është një faktor potencial për një fenomen domino në rajon, ku kufijtë mbeten delikatë dhe të hapur për sfida nacionalizmash.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është paraqitur fuqishëm kundër idesë së shkëmbimit të kufijve; tre ish përfaqësues të lartë të Bosnjës kanë shkruar letër të hapur Mogherinit ku i bëjnë thirrje të mos mbështesë ndonjë plan ku përfshihet shkëmbim territoresh.

Veritas.com.al/