Udhëheqësi FETO-s, kleriku Fethullah Gulen sot për herë të parë ka komentuar arrestimin dhe depërtimin e gjashtë njerëzve të tij në Kosovë, duke e quajtur këtë një veprim bandistik.

Ai këtë intervistë të publikuar nga Aksam, Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve.“Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund ti duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër.

Siç është marrja peng në Pakistan- Banditëzm i pastër. Në Myanmar është banditizëm i pastër. Mandej diku vrasje, diku lënie pa zot në mal. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën” ka thënë Gulen.

Imami mysliman është personi kryesor i akuzuar nga Turqia për organizimin e grusht-shtetit të dështuar në korrik të vitit 2016, por SHBA nuk ka pranuar ta ekstradojë në Turqi Gulenin, pasi nuk është bindur në provat e dërguara nga Turqia për përfshirjen e tij në grusht-shtet.

Veritas.com.al/

MİT'in başarılı Kosova operasyonun ardından dengesi bozulan FETÖ, İstanbul'u işgal edenleri adeta kutsadı

Publiée par aksam.com.tr sur mardi 3 avril 2018