Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Hollandë. Dy persona, burrë e grua, ardhur nga Shqipëria, janë kapur me 1.3 milionë euro cash. Paratë i mbanin në shtëpi; ndërsa në makinë mbanin një sasi kokaine prej 13 kilogramë.

As më i guximshmi i botës në tregtinë e drogës nuk do të mund ta përfytyronte një aventurë si kjo. Çifti i shqiptarëve ndiqej nga Policia prej disa kohe pasi me veprimet e tyre dhe sipas informacioneve, rreth çiftit ishin krijuar disa dyshime.  Mediat holandeze shkruajnë rreth tyre, por pa dhënë hollësi mbi identitetin, për shkak të fshehtësisë së hetimeve.

Mediat shkruajnë veçse janë me origjinë shqiptare, thonë se në banesën e tyre mbanin armë zjarri dhe se lekët apo drogën i mbanin me sasi të mëdha në udhëtimet që bënin.

Sipas medias në Holandë, të dy në çift janë të moshës më pak se 4o vjeç; burri është 36 ndërsa gruaja 22.

Nuk ka të dhëna të tjera, veç faktit që kur Policia trokiti në portën e banesës së tyre, ata u përpoqën të largohen nga një portë dytësore e banesës. Por nuk mundën të arratiseshin; policia iu vuri prangat.