-Intervistë për Deutsche Welle/

DW: Progres pozitiv do të thotë edhe ndryshimi i kufijve?

Hahn: Me ndryshimin e kufijve duhet vepruar me shumë kujdes, por personalisht mendoj, dhe ky është mendimi im personal, se kur dy shtete sovrane bien dakord të ndryshojnë një kufi të përbashkët mes njëri-tjetrit dhe kur ato janë në gjendje të mbajnë përgjegjësinë  për vendin e tyre , atëherë mendoj, se bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë.

DW: Ju keni kështu një opinion të ndryshëm nga shumë kolegë të grupit tuaj parlamentar në Bundestag.

Hahn: Ky është mendimi im personal. Më lejoni ta them përsëri: Nëse dy shtete sovrane bëjnë një ujdi me njëri-tjetrin dhe ata janë në gjendje të mbajnë secili përgjegjësi për vendin e vet, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë marrëveshje.

DW: Po efektet e të ashtuquajturës Kutia e Pandorës?

Hahn: Ne duam, sigurisht, që kjo marrëveshje të ngërthehet me njohjen reciproke të sovranitetit. Nëse kjo është e lidhur me të dhe nëse vendet e tjera pajtohen me ndryshimin e kufirit, atëherë unë së paku mendoj se kjo marrëveshje nuk ka përse të refuzohet në vend.

DW: Një fjalë mbi tërheqjen e Partisë Fshatare Kroate nga grupi i PPE-së në shenjë protestë kundër politikave të Orbanit.

Hahn: Besoj se dorëheqja ka një motivim më të brendshëm. Ajo parti përfaqësohet me vetëm një deputet në PE. Nuk është një humbje thelbësore e madhe për PPE, por, sigurisht, simbolike. E për këtë më vjen keq.

* Florian Hahn (CSU) është që nga viti 2018 zëdhënës i politikave për Evropën në grupin parlamentar CDU / CSU në Bundestagung Gjerman.