Hapi i fundit drejt BE, Rama: Faleminderit popullit shqiptar, kurrë nuk u dorëzua!

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në konferencën e përbashkët në Brukesel. Kreu i Qeverisë shqiptare nuk harroi të shprehë mirënjohjen ndaj ish-kancelares gjermane Angela Merkel e cila sot feston ditëlindjen, kurse Rama e surprizoi me një mesazh urimi.
“Dua të falenderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive por pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit.
“Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane. Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Na duhet të ndërtojmë një Shqipëri europiane më të fortë”, përfundoi Rama.