(FOTO: Postera të zotit  Hariri janë shfaqur kudo në  Beirut. Kjo thotë: “Ne të gjithë jemi  Saad”)/

Kryeministri Libanez, Saad Hariri thotë se do të kthehet në shtëpi ‘për punë ditësh’ për të pranuar dorëheqjen e tij zyrtarisht.

Zoti Hariri forli për Televizionin ‘Future TV’ nga kryeqyteti Saudit, Riyadh,- dalja e tij e parë publike që nga dita kur shpalli largimin nga posti javën e kaluar.

Aleatët e kabineit të tij thonë se ai është mbajtur peng, por zoti HAriri e mohon këtë.

Ai ka fajësuar Iranin se mbështet lëvizjen Hezbollah si shkak të dorëheqjen, duke folur për shqetësimet mbi sigurinë e tij dhe të familjes.

Shtetet e bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar vende të tjerë që të mos e përdorin Libanin si portë për të hyrë në konflikt.

Zoti Hariri, një lider Sunni dhe biznesmen, është emëruarpër të krijuar qeverinë e Libanit në Nëntor 2016.

Veritas.com.al/