(FOTO: Hillary në librarinë Savoy, këtë të dielë. Foto amatore)

WESTERLY, Rhode Island — Të dielën disa fotografë amatorë kapen me aparatet e tyre të thjehstë zonjën Hillary Clinton duke blerë libra në librarinë Savoy. Edhe cilësia e fotos që publikuar që nga libraria dëshmon për cilësinë e saj të dobët dhe amatorizmin e atij që shkrepi aparatin.

Libraria Savoy ka disa vizitorë të famshëm, jo të shumtë, veçanërisht ditët e diela pasdite.

Hillary, Bill dhe Chelsea Clinton arritën në librarinë e qytetit së bashku me burrin e Chelsea, Marc Mezvinsky dhe vajzën e tyre, Charlotte.

“Nuk kishim asnjë ide se ata po hynin te ne”, tha Jessica Wick, një punonjëse e librarisë e cila po numëronte paratë e grumbulluara deri në atë çast, kur familja Clinton hyri. “Ata ishin aty dhe po rrinin si të pa rëndësshëm”.

Wick tregoi një detaj mbi sigurinë, se dikush erdhi në librari pak para familjes, dhe vetëm pas dy javë që Hillary humbi zgjedhjet, erdhi më këmbë në librari.

/Veritas.com.al/