Britania kaloi ditën e parë të plotë pa përdorimin e qymyrit për energji elektrike, për herë të parë, që nga Revolucioni Industrial, tha ‘Rrjeti Kombëtar’ i Energjisë.

Ekonomati i Energjisë tha të Premten se mungesa e përdorimit të energjisë ishte një moment vendimtar i ndarjes së epokave.

Periudha më e gjatë në Britani pa përdorimin e qymyrit për prodhimi e energjisë, ishte 19 orë dhe kjo ndodhi për herë të parë në muajin Maj të vitit të kaluar, dhe përsëri këtë të Enjte.

Qeveria planifikon të nxjerrë jashtë përdorimit qymyrin aty nga viti 2025sipas emetimit të karbonit.

E premtja është menduar të jetë hera e parë që kombi nuk ka përdorur qymyr për prodhimin e energjisë që nga centrali i parë në botë, i vënë në funksionim me qymyr dhe për shërbim publik, në vitin 1882, në Holborn Viaduct të Londrës.

Cordi O’Hara i ‘Rrjetit Kombëtar’ tha se  “Të kesh ditën e parë të punës pa përdorim qymyri që nga fillimi i revolucionit industrial është një moment ndarjeje në atë se si po ndryshon sistemi i energjisë.

Sipas Gridëatch.co.uk, rreth gjysma e energjisë në Britani, të Premten, u prodhua nga gazi natyral, me pjesën një të katërt të ardhur nga centralet.

Era, biomasa, dhe energjia e importuar u përdorën gjithashtu.

/Veritas.com.al/

Two miners digging coal in 1924

(FOTO: Britani, në kërkim të qymyrit në vitin 1924)/

Chart showing Great Britain's coal generation usage