Ambasada e Holandës në Tiranë, në njoftimin e saj për mediat, shkruan:

‘Pas konsultimeve me ambasadën e ShBA dhe ambasadën e delegacionit të BE, Holanda i bën thirrje të gjitha forcave politike të vazhdojnë të angazhohen në një dialog për t’u siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike.

Të gjithë liderët politikë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për stabilitetin e vendit.

Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje me ofertë të gjerë politike. Edhe pse zgjedhjet pa opozitën do të ishin për të ardhur keq, ato do të vlerësohen sipas meritave të tyre bazuar në standardet ndërkombëtare’.