(FOTO: Pamje e emigrantëve ne kufi të Hungarisë)/

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó, vlerësoi Presidentin e zgjedhur Donald J. Trump dhe bëri thirrje për “normalizimin e marrëdhënieve” me Rusinë. Ai ndërkohë bëri thirrje për ndalimin  emigracionit ilegal duke thënë se emigracioni ilegal është një “rrezik” për Europën.

Në një intervistë me gazetën më të shitur në Gjermani “, ministri i jashtëm dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban, që qysh herët ka qenë kundër emigracionit ilegal, tha se vendi i tij ishte i palëkundur mbi politikat e emigracionit.

I pyetur nga intervistuesi i gazetës, nëse Gjermania do të afrohet me idetë e Hungarisë mbi emigracionin, ministri tha: Një gjë e di me siguri: Hungaria ka shprehur të njëjtin opinion mbi krizën e emigrantëve para dy vjetësh, njësoj si tani”.

Duke folur mbi filozofinë kombëtare mbi emigracionin në Europë, zoti Szijjártó shtoi: “Në opinionin tonë, emigrimi ilegal është i keq dhe i rrezikshëm për Europën. Kjo është arsyeja pse ne duam të mbrojmë kufijtë dhe të bëjmë të qartë se në Europë mund të hyhet vetëm legalisht”.

I pyetur për marrëdhëniet ndërkombëtare, zoti Mr. Szijjártó theksoi se Hungaria dhe Gjermania kanë rënë dakord në shumë çështje, por nuk është dakord me pozat ushtarake që merren nga BE dhe NATO, të cilat mund të armiqësojnë Rusinë.

Ai tha se “normalizimi i marrëdhënieve mes Europës dhe Rusisë është esenciale në opinionin tonë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse Hungaria ishte shteti më entuziast në Europë mbi presidentin e zgjedhur Donald Trump, zoti  Szijjártó tha: “Ne mendojmë se politika e jashtme dhe e emigracionit e Donald Trump për Europën është më e favorshme se e atyre të Demokratëve”.

“Në opinionin tim, administrata Trump do të jetë me e mira për gjithë botën”, tha ai.

/Veritas.com.al/