George Soros është “pergatitur për të mos pranuar” rezultatin e zgjedhjeve Hungareze, ka thënë qeveria, duke akuzuar miliarderin globalist se po punon në prapaskenë për të “ndëshkuar” votuesit për zgjedhjen e konservatorëve.

Zëdhënësi i Partisë ‘Fidesz’, Zoltán Kovács tha se lëvizjet e fundit “e kanë bërë të qartë si kristali” se Soros mbetet në përpjekjet për të kthyer Hungarinë drejt një “vendi emigrantësh” përballë vërshimit të votuesve për partinë patriotike, në fillim të këtij muaji.

“Ditët e fundit djali i George Soros nxiti popullin në Hungari kundër rezultatit në zgjedhjet demokratike”, raportonte gazeta proqeveritare, e cila ka ndriçuar edhe takimet të Hënën mes bankierit Soros me komisionerin e BE në Bruksel.

 

Verritas.com.al/