Ilir Meta është betuar si President i ri i Republikës së Shqipërisë.

Ai mbajti edhe një fjalë përpara deputetëve të pranishëm në sallë.

Më pas Meta është larguar nga Kuvendi për në Presidencë, ku do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Bujar Nishani.

Meta është përshëndetur me deputetët e pranishëm në sallë, ku ra në sy edhe takimi i veçantë me ish-kryeministrin Sali Berisha.