Presidenti Ilir Meta është përfshirë totalisht në fushatën elektorale, ku këtë të diel në qytetin e Vlorës është takuar në kafe me kandidatin e PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj, dhe ish-deputetin e LSI në këtë qark, Flamur Çelaj.

Ata janë fotografuar duke pirë një kafe në Lungomare. Presidenti Meta nuk është shoqëruar nga truprojat e tij, por është në prani të zëdhënësit të tij Tedi Blushi.