Nga. L. Skiro/

Anti- Metisti Tahiri largohet, por zëvendësohet me një anti- Metist më të vjetër. I vjetër jo vetëm në moshë, por Fatmir Xhafa- si komunist i “orëve të para” e ka urryer Ilir Metën për “përçarjen” e Partisë Socialiste, trashëgimtare e Enver Hoxhës. Fatmir Xhafa është ikona e dashurisë për diktatorin, e vetmja fotografi që kanë arkivat të një njeriu që i jep lule me emocion diktatorit, është ky, Fatmir Xhafa.

Ilir Meta, si bashkëkryetar i qeverisë, i bezdisur nga ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, kërkoi për një kohë të gjatë largimin e këtij ministri “mizë kali”. Në kushtet e krizës politike, Edi Rama ia plotësoi kërkesën,… por në vend të tij solli një tjetër “mizë kali” për Metën: Komunistin e  orëve të para, Fatmir Xhafa. Xhafa i kishte  thënë pu8blikisht  Metës se “boll të kemi duruar”.

Kjo lëvizje nuk u prit mirë nga kampi i ilir Metës, ose nga vetë Meta, por kampi po reagon.

Menjëherë pasi ky emërim u bë fakt i kryer nga kryeministri Rama, gati të gjitha mediat pranë kreut të LSI-së, nxituan të nxjerrin dokumentet ku vërtetohen hetimet dhe dënimet e vëllait të ministrit të ri të Brendshëm, si trafikant ndërkombëtar i dogave të rënda.

Këshilltari për marrëdhëniet me jashtë i kreut të Kuvendit, Ralf Gjoni sapo ka postuar një foto të Fatmir Xhafës duke i dhuruar lule diktatorit Hoxha.

Por me këtë rast- zoti Meta po merr haraçin e një veprimi të tij të mëparshëm. Kur largoi nga detyra ministrin e Drejtësisë, Nasip Naçe, në vend të tij solli Ylli Manjanin- një kritik i pathyeshëm ndaj kryeministrit Rama. Rama u detyrua që të bashkëjetonte në një qeveri me “yllin e bezdisshëm”. Por më vonë e hoqi qafe duke e shkarkuar

A ka fuqi Ilir Meta që të shkarkoje ministrin e bezdisshëm të Ramës?! Kjo është pyetja më e afërt.

/Veritas.com.al/