“Nëse nuk do të ketë reflektim, do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve të korruptuar”, tha Meta.

“Etapa e parë është ndërgjegjësimi se kjo është betejë e Stalingradit.

Shqipëria duhet të ishte bërë anëtare e BE me kohë. Nuk kemi asnjë betejë me vendet e rajonit, e kemi vetëm në drejtimin që duke qenë popull pro europian, duam të ecim më shpejt se të tjerët jo të mbetemi të fundit në klasë. Nëse ndodh ashtu, nuk mbetet njeri në Shqipëri, na ikin të gjithë.

Faza e dytë është mobilizimi i lëvizjes qytetare. Është e vështirë të gjesh një institucion në Shqipëri që nuk kryen falsifikime. Revolucioni antikorrupsion është për triumfin e lirisë. Këta duan edhe të vjedhin edhe të duartrokiten. Shpresoj dhe nxis drejtësinë të veprojë. Nëse nuk do të ketë reflektim, do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve të korruptuar”, tha Meta.