Presidenti i Republikës Ilir Meta po luan ‘gurin e  fundit’ të opozitës që nuk i ka pranuar zgjedhjet e 30 qershorit, duke kërkuar rishikimin e datës së zgjedhjeve.

Duke përshkruar situatën në vend dhe thënien e dy deputetëve gjerman që mendojnë se mund të shtyhen zgjedhjet, ai tha:

“Në këtë kuadër, shpreh gatishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike”.

Veritas.com.al/