Ilir Meta, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke folur nga selia e forcës politike që drejton, tha se kjo parti mbështet idenë e referendumit për të miratuar reformën në drejtësi.

Sipas Metës, kjo gjë do të ndodhë vetëm në një rast, nëse opozita nxjerr tjetër pretekst nëse kërkesa aktuale e saj plotësohet nga maxhoranca.

Pra, sipas kreut të LSI, vetëm në këtë moment kjo parti mbështet referendumin nëse Partia Demokratike nxjerr një tjetër pretekst, dhe në këtë mënyrë do ta gjykojë populli.

“LSI e mbështet referendumin vetëm një rast, duke patur në konsideratë situatën e tanishme dhe angazhimin publik të kryetarit të PD z. Basha se ata kanë vetëm një çështje dhe nëse ajo çështje zgjidhet sipas standardeve të Venecias, ata do ta votojnë këtë reformë në Kuvend.

Në rast se PD, edhe në mometin që kjo çështje zgjidhet me dialog dhe më pas ngre një cështje tjetër apo sajon pretekst tjetër me qëllim që të mos japë konsensus, atëherë LSI mendon që kjo do të ishte demonstrimi i mungesës së tyre të vullnetit politik dhe papërgjegjshmërisë”, tha kryetari i LSI Ilir Meta