Me dy gishta dhe qafë të fashuar, e shtrirë në krevatin e spitalit pas operacionit, është imazhi që media ka siguruar nga efektivja e plagosur sot gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re tek Parlamenti kundër prishjes së banesave të tyre.

Gjatë përplasjes me banorët, efektivja 24-vjeçare e Forcave Shqiponja, Ina Nuka, u largua nga vendngjarja me ulërima e ndihmuar nga kolegët e saj në pritje të ambulancës.

Sipas dëshmive për BalkanWeb, një kapsollë i hedhur në qafën e Nukës dhe përpjekjes e saj për ta hequr me duar, bëri që efektivja të humbte 2 gishta.

Por suportin për punën e saj, Nuka nuk e ka marrë edhe nga radhët e opozitës dhe kjo për shkak të një fotoje ku duket ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ( armiku i opozitës) me një efektive policie, e cila në fakt është një tjetër.

Në këtë kohë, Ina Nuka po i nënshtrohej një operacioni tek Spitali i Traumës.

“Duke i thënë te shkuara, le te këshillojmë ndrikullën me uniforme te ruaj gishtërinjtë sepse meqë nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat për hir te vijës se kuqe!,” shkroi Berisha pak më herët në një postim në Facebook.

Nika ka punuar në Patrullë të përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Me herët ka studiuar në Universitetin e Sporteve

Veritas.com.al/