Frankfurt mbi Main (AFP) – Europa “duhet të marrë fatet e veta në duart e veta”- tha të Dielën kancelarja Merkel duke u përballur me aleancën perëndimore të ndarë nga Brexit dhe presidenca e Donald Trump.

“Kohët kur ne mund të varemi komplet nga të tjerët, kanë mbaruar. E kam trhënë këtë edhe ditët e fundit”, tha Merkel përballë një turme njerëzish në fushatën elektorale në Munich, në Gjermaninë Jugore.

“Ne Europianët vërtet duhet të marrim fatet në duart tona”- shtoi ajo.

Ndërsa Gjermania dhe Europa mund të përpiqen të mbeten në marrëdhënie pozitive me Amerikën dhe Britaninë, “ne duhet të luftojmë për fatin tonë”, tha më tej merkel.

/Veritas.com.al/