SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. 5 janë arrestuar tashmë ndërkohë që 6 janë në kërkim! 5 prej tyre personave që janë kërkim ndodhen jashtë territorit shqiptar. Operacioni është në vijim e sipër dhe po zhvillohen kontroll banesash. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përveç BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka zbardhur 11 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit të cilët janë:  Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione. Pra, njëri prej të arrestuarve është Arben Dervishaj, biznesmen dhe zv. President i FSHF. Me këto urdhër arreste personat për të cilët ka një akuzë për inceneratorin e Fierit bëhen 21, duke iu bashkuar edhe 10 masave të marsit të kaluar. Nuk shpjegohet lidhja me inceneratorin e Fierit e Arjola Kodrës, administratore e Inceneratorit të Tiranës, dhe italianit Giuseppe Ciaffaglione, ish administrator i Landfillit të Sharrës.