Irani thotë se ka testuar me sukses një raketë me rreze të mesme, si karshillëk ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lëshimi i raketës ‘Khoramshahr’, e cila a një rreze prej 2,000 km (1242 milje), u shfaq në Televizionin shtetëror.

Ditën e Marte, zoti Trump kritikoi programin bërthamor të Iranit dhe marrëveshjen nukleare të vitit 2015 me Iranin. Të premten, presidenti Iranian Hassan Rouhani tha se do të rrisë fuqinë ushtarake “si siguri” për vendin e tij.

Raketa  ‘Khoramshahr’ u vendos për herë të parë në paradën e të Premtes  në Teheran. Ajo është e aftë të mbajë disa mbushje bërthamore, sipas televizionit Press TV.

Veritas.com.al/