Prokurori që ka firmosur kërkesën për dorëzimin e imunitetit të ish- ministrit Saimir Tahiri, është Besim Hajdarmataj. Me siguri ai është prokurori që ka bërë ‘autopsinë’ e krimit të bandës së trafikut ku prezumohet ministri si anëtar.

Hajdarmataj është nga Tropoja, dhe kjo është ‘pika e parë e helmit’ për Tahiraj që gjithë kohës përqeshi të folmen gegnisht. Veç kësaj, prokurori Hajdarmataj ka drejtuar hetimet për çështje të bujshme kriminale, si ajo e pilotit italian të drogës Guidi dhe dosjen e frikshme të “Haklaj’ në Tropojë.

Besim Hajdarmataj, është prokurori i Krimeve të Rënda, i emëruar në këtë prokurori nga kryeprokurori Adriatik Llalla.

Eshtë ky që mori përsipër organizimin dhe drejtimin e gjithë procedurës hetimore që dje çuan në arrestimin e shtetasit Italian Guido Andrea Guidi, të cilit i ra avioni në një zonë në afërsi të Durrësit (Ishëm).

Hajdarmataj ka drejtuar prokurorinë e rrethit Tropojë ku ka pasur në dorë hetimin e dosjes “Haklaj”. Më pas ka drejtuar prokurorinë e Kurbinit për katër vite dhe më vonë në Durrës, kur hetoi vrasjen e Leonard Muratit, i njohur në Durrës si rival i Lulzim Berishës.

Veritas.com.al/