(FOTO: George W. Bush, ish president i Shteteve të Bashkuara)/

Ish presidenti George W. Bush ka thënë fjalë shumë inkurajuese ndaj planit të presidentit Trump për zhdukjen e ISIS ” complet nga faqja e dheut”.

Në një intervistë me Hunnity në Fox News, Bush tha se shkatërrimi i Shtetit Islamik do të jetë shërbimi më i lartë që i bëhet Shteteve të Bashkuara dhe i dha të drejtë Doanld Trump në arritjen e këtij objektivi të lartë.

” Unë i kam dëgjuar dy presidentët që erdhën pas meje që thonin se do ta shkatërrojnë dhe degradojnë ISIS”, tha Bush. Është shumë e rëndësishme, sipas mendjes time, që ne të bëjmë atë që njerëzit të na besojnë, të na besojnë dhe të mbështeten te ne. Dhe jo vetëm qeveritë dhe qeveritarët, por njerëzit në tokë, njerëzit që duan të jenë të lirë”

“Ec, përparo dhe arrije këtë!”,  tha Bush duke iu drejtuar Trump.

Këto deklarata, ish presidenti Bush i bëri gjatë një takimi me disa trupa që kanë luftuar në Lindjen e Mesme.

” E dashuroj idenë që  djem e vajza të ndjehen të lirë të shkojnë në shkollë për herë të parë në Afganistan”, tha ai.

Një pjesë të mirë të këtyre eksperiencave dhe mendimeve, ish presidenti Bush i ka pasqyruar në librin e tij të ri që u inaugurua të martën, me titull “Fytyra e Kurajës”.

Veritas.com.al/