Thuajse në të njëjtën kohë që ishte menduar të votohej në Dhomën e përfaqësuesve  të SHBA ligji i Paul Rayan që zëvendësonte ligjin e  mëparshëm ObamaCare , ligji pësoi një thyerje dhe u kthye.

Reporteri Bob Costa ka postuar lajmet mbi anulimin e ligjit:

 

President Trump just called me. Still on phone. “We just pulled it,” he tells me.

“I don’t blame Paul,” Trump tells me

CNN raportoi se projektligji u tërhoq pikërisht nga presidenti Obama, pavarësisht nga raportimet e mëparshme se presidenti kërkonte të votohej “po”, ose “jo”, por votë.

Nga raportim,e mëvonshme del se ishte Paul Rayan ai që këshilloi presidentin Trump se ishte e nevojshme që ligji të tërhiqej.

Është e paqartë se cili ishte përgjegjës, më në fund,  të Premten pasdite, për tërheqjen e projekt- ligjit.

Votimi ishte planifikuar në kalendar për të enjten në mbrëmje, por ishte anuluar brenda pak orësh në Shtëpinë e Bardhë duke siguruar se ligji mund të votohej.

Zëvendës- presidenti Mike Pence ka anuluar të Premten planin për të udhëtuar dhe ka prmovuar Aktin Amerikan Healthcare (AHCA) në dy shtete. Pence qëndroi në Washington, D.C. dhe punoi bashkë me Presidentin.

Drejtori i Buxhetit i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney tha të Enjtën se në qoftë se në qoftë se dështon votimi, atëherë mbetet ligji i deritanishëm Obamacare.

/Veritas.com.al/