Një studim i fundit i Institutit të Studimeve Politike ka zbuluar se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë manipulojnë me ‘ligjin’ dhe përfitojnë një shumë prej 500 deri në 110 euro në muaj.

Manovra që përdorin për ‘vjedhje të ligjshme’ bazohet mbi apartamentet që i kanë të padeklaruara në Tiranë. Një pjesë e madhe e deputetëve ‘jetojnë në zona jashtë Tiranës’, por në fakt çdo natë bien të flenë dhe çdo mëngjes zgjohen në apartamentet e tyre në Tiranë.

Duke qenë se kanë apartamente të padeklaruar më Kuvend deputetët abuzojnë me pagat duke bërë deklarime formale për t’u trajtuar si të pastrehë.

Instituti i Studimeve Politike e ka dërguar studimin e tij në Kryesinë e Kuvendit.

Sipas Institutit të Studimeve Politike, deputetët përfitojnë nga 500 deri në 1100 euro në muaj.

“Disa deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj.

Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm.

ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në Republikën e Shqipërisë mund të dënohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore” shkruan ISP.

Veritas.com.al/