Nga: Angelo Amante

ROME (Reuters) – Një senator i mirënjohur Italian është vendosur të lancojë një lëvizje politike me mision për të nxjerrë Italinë nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar të kapitalizojë ndjenjën anti-Bruksel,ndërsa vendi lufton për të ringjallur ekonominë e saj të goditur nga koronavirusi.

Gianluigi Paragone,një ish gazetar i TV,u takua me arkitektin e Brexit, Nigel Farage në Londër të hënën para se të njoftonte lindjen zyrtare të partisë së tij “Italexit” më vonë këtë javë.

“Ne nuk mund të shantazhohemi më nga vendet që ofendojnë prestigjin e madh të Italisë,” tha Paragone, duke shtuar se vetëm një “shtet me të vërtetë sovran”, si Britania, mund të trajtojë krizën ekonomike që ka provokuar pandemia.

Mbetet për tu parë nëse lëvizja e Paragones mund të futet në pusin e ndjenjës anti-BE e cila është rritur në mesin e Italianëve vitet e fundit,por i mungon një shtëpi e qarte politike.

Paragone u largua nga Lëvizja Anti-establishment 5-Yje menjëherë pasi formoi një qeveri me Partinë Demokratike pro-Evropiane (PD) vitin e kaluar, duke moderuar qëndrimin e saj kritik ndaj institucioneve të Brukselit.

Edhe Lega e krahut të djathtë të Matteo Salvinit, deri vonë së fundmi në pikën kryesore të mitingjeve për euroskeptikët, ka zbutur linjën e saj kundër Brukselit dhe euros në një përpjekje për të fituar respekt.

Koha e lëvizjes së Paragones duket e diskutueshme, pasi BE-ja arriti një marrëveshje të martën për të lancuar një fond të Rimëkëmbjes Ekonomike me vlerë 750 miliardë euro, për të cilën mbështetësit e bllokut thonë se tregon kohezionin dhe vizionin e saj të përtërirë.

Kryeministri Giuseppe Conte tha më herët të martën se 28% e fondit do të ishte për Italinë në një përzierje grantesh dhe kredish që mund të “ndryshojnë fytyrën e vendit”.

“Të tjerët dëshirojnë të ndryshojnë Evropën, ne duam ta ndalim,” tha Paragone pasi u arrit marrëveshja e BE.

Cështja Evropiane ka mbizotëruar politikën Italiane vitet e fundit, me eurospektikët që fajësojnë BE për stanjacionin kronik ekonomik të vendit dhe vështirësitë e tij në trajtimin e mbërritjeve të emigrantëve nga Afrika.

Një sondazh i Eurobarometer në 1998 tregoi se 69% e Italianëve mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa në 2002, pas futjes së kartëmonedhave dhe monedhave euro, Italia ishte vendi i dytë më pro eurove pas Luksemburgut, me 79% që shprehnin një mendim pozitiv.

Një sondazh nga SWG në fund të majit tregoi se vetëm 39% e Italianëve thanë se kishin besim në BE.

VERITAS.COM.AL/