Rajoni italian i Lombardisë ka shpallur masa strikte me qëllim që të pengojë përhapjen më tej të koronavirusit.

Sipas rregullave të reja të prezantuara të Shtunën në mbrëmje, sporti dhe aktivitetet fizike në ambiente të jashtme, qoftë edhe individualisht, janë të ndaluara. Ndalohet shitja e makinave të përdorura.

Kjo lëvizje vjen ndërsa Italia ka raportuar thuajse 800 të vdekur nga koronavirusi ditën e shtune dhe kur numri i të vdekurve gjatë këtij muaji ka arritur në 4,825, që është shifra më e lartë e vdekjeve në botë.

Lombardia është rajoni i prekur më keq në vend, me 3,095 të vdekur.

Masat e reja i prezantoi presidenti i rajonit Attilio Fontana në një deklaratë të posaçme.

Bizneseve u është kërkuar që të mbyllin ço operacion, duke përfshirë ato të furnizimit me mallrat më ‘bazike’.

Puna në ndërtim do të ndalohet, përveç asaj në spitale, rrugë dhe hekurudha.

Të gjitha marketet e hapura javore janë pezulluar.

VERITAS.COM.AL