Bisedimet për krijimin e një qeverie të re në Itali hynë në një fazë shumë serioze, sot, e Shtunë, pasi është ngritur vala e frikës se ndonjë ngjarje politike mund të shkaktojë krizë toksike bankare.

Presidenti Sergio Mattarella po përpiqet të thyejë koracën e partive politike që kërkojnë të krijojnë një administratë kujdestare për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e përgjithshme kombëtare, sipas planit, duhet të mbahen diku nga fillimi i vitit 2018, por mund të zhvillohen më parë në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje.

Ministri i Jahtëm, Paolo Gentiloni është një nga aurotitetet për të cilin flitet si kryeministër, por spekulohet edhe me emrin e Matteo Renzit sikur ky do të kthehet përsëri si kryeministër.

Renzi dha dorëheqjen javën e kaluar pas një humbjeje të rëndë në referendumin për reformën kushtetuese, duke e zhytur vendin në krizë politike ku rrezikohet thellimi i një gjendjeje financiare emergjente.

Presidenti  Mattarella ka harxhuar dy ditë me bisedime me politikanë në grupe të vogla, pa e çuar punën në Parlament ku mund të merret një vendim.

Puna e vërtetë filloi të Shtunën, dhe pikërisht me koalicionin e ri të Partive të “Qendrës së Re të Djathtë (NCD)”, duke vazhduar me bisedime me zyrtarët e lartë të Lëvizjes “Pesë Yje”, me “Forza Italia” të Berluskonit dhe Partinë Demokratike të Renzit.

Ministri i Brendshëm Angelino Alfano, lider i koalicionit NCD, tashmë i njohur si mjeshtër për teknikat që të qëndrojë në çdo qeveri, tha se “nuk është e nevojshme për zgjedhje të reja”.

Nevoja për një qeveri të re vjen më shumë nga kërkesa e Bankës Qëndrore Europiane ndaj Bankës së Romës që të ndjekë me shqetësim trubullirat e bankës Monte dei Paschi di Siena (BMPS) që mund ta çojnë vendin në kërkesa për fonde të mbijetesës.

/Veritas.com.al/