Ja që edhe ‘gjigandët’ e futbollit mund të zbresin në fushat tona dhe të provojnë kapacitetet tona sportive…

Ëndrra e shumë shqiptarëve për të parë nga pranë, qoftë edhe për pak sekonda, disa prej yjeve më të mëdhenj të Kombëtares së Italisë do të bëhet realitet sot pasdite. Sipas informacioneve nga Federata Shqiptare e Futbollit, katër herë kampionët e botës pritet të zbarkojë rreth orës 17:30 në aeroportin e Rinasit.

“Azzurro-t” nuk do të parakalojnë siç mund të ishte menduar, qoftë edhe për disa orë në Tiranë, por do të nisen menjëherë për në Shkodër me autobus. Në orën 20:00 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit Ventura dhe një prej futbollistëve të tij, në stadiumin “Loro Boriçi”, ndonëse për Italinë do të ketë vetëm një inspektim fushe, jo stërvitje.

Interesimi për sfidën ndaj Kombëtares së Italisë nuk kishte se si të mos ishte i madh nga sportdashësit, pavarësisht faktit se disa prej tribunave kanë çmime të kripura për shumicën e xhepave të shqiptarëve.

Veritas.com.al