Drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin e shtetasit Nazer Seiti, i cili është pjesë e grupit kriminal të drogës të drejtuar nga Mosisi Habilaj. Seiti u arrestua dy ditë më parë gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës.

Sipas zyrtarëve italian, Nazer Seiti, luante dhe rolin e financierit në fupin e strukturuar të drogës.

Kërkesa e drejtësisë italiane për ekstradimin e Seitit do të shqyrtohet të dielën në gjykatën e krimeve të rënda ku po ashtu do të vlerësohet dhe masa për Armando Kocerrin të arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tij u gjetën 4 ton kanabis. Të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për hetuesit në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal ndërsa mbahen të izoluar në drejtorinë e policisë tiranë.

Në rast ekstradimi të Seitit në Itali, ai do tu bashkëngjitet dhe pjesës tjetër të të pandehurve, ku mes tyre është dhe drejtuesi i grupit Moisi Habilaj.

Ende në kërkim me kërkesë të Italisë në territorin shqiptarë mbeten Artan dhe Florjan Habilajt, vëllezër të Moisi Habilajt.

Artan Habilaj është personi që bleu automjetin e ish ministrit Tahiri ndërsa Florjan Habilaj është i përgjuar nga autoritetet italiane si personi që kujdesj për aktivitetin kriminal të grupit në shqipëri dhe njihej me emrin “Lolo”.

Veritas.com.al/