( FOTO: Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio dhe kryeministri Edi Rama)

Nga dita e nesërme patentat e shqiptarëve do të njihen në Itali. Marrëveshja është arritur, e ndërsa pritet zyrtarizimi i saj ditën e nesërme nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Hapi i radhës, ka bërë me dije kryeministri Edi Rama është njohja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj dhe kontribuojnë për ekonominë e atij vendi.

“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe të gjithëve që punuat për të arritur deri aty. Tani do të fokusohemi te marrëveshja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, qytetarët t jashtëzakonshëm që nderojnë miqësinë dhe vëllazërinë shqiptaro-italiane që punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane për kaq shumë vite”, shkruan Rama.

Kjo marrëveshje u arrit gjatë vizitës të disa ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama në Itali. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, Rama iu kerkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali, ku nuk i kurseu edhe batutat.  “Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët  udhëtojnë dhe t’i japin makinës pa probleme”, tha Rama.

VERITAS.COM.AL