Italia ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket rasteve me CoVid-19 në vendin fqinj. Sa u përket vdekjeve ka qenë dita më e ulët që prej 14 marsit, sot kishim 260 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26644.

Numër të lartë ka pasur për të shëruarit, plot 1808 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 64928.

Të prekurit e rinj kanë rënë me 33 persona nga dje, ku sot kishim 2324 të prekur.

Sa i përket numrit të rasteve aktive është 106103 persona. Numri i personave që janë në gjendje kritike ka shkuar në 2009.