Ivanka Trump pësoi një incident që në fillim të pushimeve të saj “Xmas holiday” …një pasagjer jashtë kontrolli në avionin e saj, filloi ta shajë me fjalë dhe ta “tallte” kur ajo ishte me tre fëmijët.

Ivanka ndodhej në boardin e avionit “JetBlue” duke u nisur nga aeroporti JFK, sot e Ënjtë, me familjen e saj për pushimin e javës. Në moment vjen një pasagjer duke ulëritur: “Babai yt po drejton vendin”. Pasagjeri nuk pushoi dhe vazhdoi me të njëjtën egërsi: “Pse ndodhet kjo në avionin tonë? Ajo mund të fluturojë me avion privat”. Ai mbante në krahë fëmijën e tij dhe vazhdonte të thërriste pa pushim.

Një pasagjer që ndodhej aty tha se Ivanka e injoroi atë njeri dhe u përpoq t’u largonte vëmendjen fëmijëve duke iu vënë në duar lapsa me ngjyra.

Personeli i “JetBlue” e shoqëroi pasagjerin e pasjellshëm nga avioni. Teksa po e nxirrnin jashtë, ai vazhdonte të ulërinte: “Ju po më nxirrni nga avioni sepse po shpreh opinionin tim?!!!”.

Ivanka, familja e saj dhe kushërinjtë, të gjithë sa bashku ndodheshin në avion.

/Veritas.com.al/