Izraeli thotë se ka goditur thuajse gjithë infrastrukturën ushtarake të Iranit në Siri. Sulmi është kryer si përgjigje e një rakete Iraniane që goditi Lartësitë e Golan.

Ushtria e Izraelit tha se 20 raketa janë hedhur nga Garda Revolucionare e Iranit gjatë natës mbi pozicionet.

Izraeli u kundërpërgjigj duke vënë në shënjestër atë që e quajti depo të armëve Iraniane, sitet logjistike dhe qendrat e inteligjencies.

Deri tani nuk ka komente të menjëhershme nga Irani, i cili ka nisur trupa në Siri me qëllim që të mbështesë presidentin Bashar al-Assad.

Media shtetërore Siriane  ka raportuar se mbrojtja ajrore ushtarake ka shprehur neveri ndaj ‘agresionit Izraelit’ mbi territorin Sirian, duke qëlluar disa raketa.

Por burime ushtarake thonë për agjencinë shtetërore të lajmeve Sana të Sirisë se raketat kanë goditur një numër batalionesh të mbrojtjes ajrore, radarë dhe depo municionesh.

Veritas.com.al/