Prezantuesja e pjesës më të madhe të edicioneve të Big Brother ka lajmëruar se kur do të rinis ky program. Ja çfarë ka shkruar Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram: “Për ata mijëra shikues që pyesin çdo ditë në fb,insta,në kafe,në rrugë etj. se kur do të rinis Big Brother, po ju lajmëroj se Big Brother 9 do të rikthehet në ekranin e Top Channel në pranverën e 2017. Nëse deri atëherë nuk kam nisur ndonjë beb tjetër, prezantuese do të jem sërish unë, taksirat…Ju dua të gjithëve”