Gjykata Kushtetuese do të vendosë nesër për fatin e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.

 Sipas burimeve jozyrtare, thuhet se anëtarët e gjykatës Kushtetuese janë të ndarë të votojnë 5 me 4 që deputeti Kokëdhima të humbasë mandatin e tij. Gjykata do të shpallë vendimin për Kokëdhimën nesër në orën 10:00.
Kujtojmë që ka qenë Partia Demokratike e cila e ka dërguar mandatin e Koço Kokëdhimës në gjykatën Kushtetuese me akuzën se ka përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë së tij private. Më herët, Këshilli i Mandateve nuk e pranoi kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima. Për këtë arsye deputetët e PD-së e dërguan çështjen në Kushtetuese.

Nëse kjo ndodh, deputeti i ardhshëm i Sarandës do të jetë Sheme Lulo.
Sheme Kamber Lulo, lindur me 1 janar 1965, ne Memaliaj, Tepelene. Perfundoi shkollen e mesme ne gjimnazin ‘’Sali Nivica’’, Memaliaj ne vitin 1983. Studimet e larta i kryeu ne Universitetin Politeknik te Tiranes ne degen inxhinier hidroteknik. Ne vitet 1988-2000 punoi ne Ndërmarrjen e Ujerave ne Tepelene, me detyren kryeinxhinier dhe ne periudhen 1991-1994 si drejtues i ketij institucioni.

Ne vitet 2000-2004, drejtor i Njesise Rajonale te Menaxhimit te KESH per rajonin e jugut (njesia Tepelene, Permet, Gjirokaster, Delvine, Sarande, si dhe njesia e prodhimit te energjise elektrike Bistrica 1 dhe Bistrica 2). Ne vitet 2005-vazhdim punoi si drejtues teknik ne sektorin privat.
I martuar me 2 femije (vajza).Bashkeshortja Enerjeta Lulo punon si mesuese biologji-kimie ne arsimin 9-vjecar ne qytetin e Sarandes.
Prej vitit 2000 banues ne qytetin e Sarandes.