Sot, parlamenti shqiptar po diskuton për ligjin e dekriminalizimit që do të pastrojë Kuvendin nga personat me precedentë penalë. Po kush do të preket nga ky ligj?1- largohen te denuarit me burgim per nje krim te rende. Ndalimi i ketyre eshte i perjetshem. Nese e jane denuar, nuk zgjidhen dot perjete ne te ardhmen. Nese kane kryer ne te shkuaren, kurdo ta kene kryer, humbasin mandatin aktual dhe nuk marin me mandat kurre.

2- te denuarit per korrupsion dhe krime zgjedhore. Nese dikush denohet nga hyrja ne fuqi e tutje, ndalohet per 20 vjet ‎te tjera pas daljes nga burgu. Per ata qe jane ne detyre sot, afati 20 vjet shtrihet ne periudhen para filimit te detyres, pra retroaktiv ne kohe.

3- ‎te denuarit mbi 2 vjet me burgim por qe nuk jane denuar per 2 pikat e mesiperme, ndalohen per 10 vjet. Nga datat e perfundimit te burgimit per rastet e ardhshme, dhe nga data e marjes se detyres 10 vite retroaktive.

4- te denuarit me burgim me shume se 6 muaj per krim me dashje, ndalohen me te njejtin mekanizem ‎si tek pikat 2 de 3, por afati eshte sa afati perkates i rehabilitimit te denimit te dhene.

5- personat e debuar ne lidhje me nje krim sipas pikave 1-3 apo i debuar se perben rresik per sigurine dhe rendin publik nga nje vend i BE, US Kanada, Australi apo vende te tjera qe i cakton Kuvendi dhe qe kane nje sistem juridik te konsoliduar. Psh Norvegjia qe nuk eshte antar i BE, Andorra, Lichtenstain etj. Ndalimi si kohe i korespondon llojit te denimit sipas pikave 1-3 por ne cdo rast jo me pak se 10 vjet.

6- personat qe kane nje mase sigurie personale si arrest etj, kane nje denim joperfundimtar apo jane ne kerkim nderkombetar per rastet e pikave 1-3, nga nje prej shteteve si tek pika 5. Per 10 vitet e para personat ndalohen te kandidojne, zgjdhen apo ushtrojne mandat, apo kur e kane aktualisht mandatin, e humbasin. Pas kalimit te periudhes fillestare 10-vjecare, ndalimi qe aplikohet per kete kategori eshte pezullimi i mandatit gjate kohes qe eshte nen proces penal. Pezullim dmth qe nuk voton dot, nuk perben numer per kuorumin ligjor, nuk nxjerr dot akte. Gjate pezullimit.

7- personat e denuar per pikat 1-2 dhe jane ne burg, e humasin te drejten e votes per periudhen qe jane ne burg. Kjo eshte risi per ne por e kane shume vende te Evropes.