-Pasuria e përgjithshme e 26 ultramiliarderëve tejkalon pasurinë e 3.8 miliardë njerëzve-

Nga: Franco Grilli /

Një mijë e katërqind miliardë dollarë. Në të vërtetë, për të qenë të saktë: 1,398.5 miliardë dollarë, apo dollarë amerikanë.

Është e vështirë ta thuash vetëm. Është pasuria ne tërësi e 26 supermiliarderëve që së bashku- pikërisht 26 – kanë menjane një pasuri më të lartë se ajo e akumuluar nga 3.8 miliardë njerëz, ata që jetojnë në gjysmën e varfër të planetit Tokë. Sepse, siç thekson raporti i Oxfam i 2019, të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfrit, përkundrazi, po bëhen më të varfër.

Renditja:10 të parët

Njeriu më i pasur në botë, me një prikë prej 112 miliardë dollarësh, Z. Amazon, Jeff Bezos (pronar edhe i Washington Post). Pas tij, “ndalet” në 90 miliardë dollarë, është Bill Gates, themelues dhe CEO nderi i Microsoft. Në shkallen e tretë të podiumit është mbreti i financave botërore me Berkshire Hataway e tij, 88-vjeçari Warren Buffet. Medalje druri për Beranrd Arnault, president dhe CEO i Lvmh Moët Hennessy-Louis Vuitton, i cili ngushellohet me 72 miliardët e tij.

Në vendin e pestë është themeluesi i Facebook Zuckerberg (71). I gjashti Amancio Ortega (70), themelues i zinxhirit të dyqaneve të veshjeve Zara. Në vendin e shtatë (67.1) eshte Carlos Slim Hù, mbreti meksikan i telekomunikacioneve, ndërsa në vendin e tetë dhe të nëntë janë vëllezërit Charles dhe David Koch (60), që udhëheqin grupin më të rëndësishëm industrial amerikan.

Për të mbyllur top ten, është Larry Ellison, themelues i shumekombeshes informative Oracle

16 ultramiliarderët e tjerë

I njëmbëdhjeti Michael Bloomberg (50), i dymbëdhjeti Larry Page (48.8), i trembedhjeti Sergej Brin (47.5), i katermbedhjeti Xhim Walton (46.4), pasuar nga vëllai i tij S. Robson Walton (46.2) dhe motra e tij Alice Walton (46). Vendi i 17-të për Ma Huateng (45.3),i 18-i për Francoise Bettencourt (42.2), i19-i për Mukesh Ambani (40.1) dhe 20-i për Jack Ma (39), themelues i gjigantit të e-commerce Alibaba.

Gjashtë të fundit në listë janë Sheldon Adelson (38.5), Steve Ballmer (38.4), Li Ka-Shing (34.9), Hui Ka Yan (30.3), Lee Shau Keee (30.3) dhe Wang Jianlin (30).

VERITAS.COM.AL/