Deputetin Braçe e “ka kapur” mat një zonjushë ditën e sotme në një parkim të gabuar para Kryesisë së Kuvendit.

Siç duket edhe nga fotoja nuk ka vend për diskutim nëse ky parkim është i gabuar apo jo.

Edhe pse deputetët janë ata që miratojnë ligjet e këtij vendi dhe duhet të jenë ata të parët të cilët i respektojnë, bëjnë të kundërtën; japin shembullin se si t’i shkelësh.

Gjobat dhe marrjet me karrotrec  janë shtuar së shumti kohët e fundit për makinat që parkojnë keq apo shkelin rregullat e qarkullimit, por duket se disa makina deputetësh kanë imunitet nga këto gjoba e rregulla.

(Publikuar fillimist në JETA OSH QEF).