(FOTO: Ivanka Trump, Jared Kushner dhe dy fëmijë të tyre: Arabella dhe Jozeph, i treti Theodhore nuk ndodhet në foto)

Nga Katia Fache/

Ai është burri i vajzës në karrierë të Donald Trump. Por çfare dihet për të?

Nëse njihen mirë fëmijët e fisit Trump, konkretisht Ivanka, një bisneswomene e vërtetë që ka tentuar disa herë të distancohet nga babai i saj feminist gjatë fushatës, pak i njohim dhëndurët e nuset e presidentit të 45- të SHBA-së.

Mes tyre, Jared Kushner, burri i Ivanka Trump. Nëse gratë e dy djemve të Donald Trump, Erikut dhe Donald Jr, janë parë shpesh në mitingje, Jared ishte më i padukshëm.

Ai nuk ka patur rol zyrtar dhe nuk do të ketë një pozicion formal në administratën e presidentit.

Jared Kushner, biznesmen që në moshë të re

Në moshën 35 vjeç, zhvilluesi i pronave të paluejtshme, i formuar në Harvard, martohet me Ivanka Trump në 2009, ndërkohë që ishin lidhur që në 2005. Së bashku ata kanë tre fëmijë: Arabella, Joseph dhe Theodore.

E lindur në familje milionere, Ivanka Trump largohet nga çerdhja familjare dhe themelon me burrin e saj Jared, PDG e “Kushner Companies” dhe botojnë New York Observer. Për të, Ivanka Trump ndërron fe, bëhet hebreje ortodokse, me mirëkuptimin e të atit. Ishte kushti i prindërve të Jared për ta pranuar martesën.

Shumë e dashuruar, Ivanka është gjithshtu e sigurt financiarisht me Jared Kushner, ndonëse edhe ajo vetë e ka nisur që e re punën në krye të një sipërmarrjeje të madhe. Të ty ata posedojnë një pasuri kolosale. 

Çifti i tridhjetëvjeçarëve jeton në Nju Jork, qyteti ku janë rritur, në lagjen e borgjezisë së lartë në Park Avenue.

Jared Kushner, diskret por me ndikim në klanin Trump 

Jared Kushner është një njeri i fuqishëm, i njohur gjithnjë e më shumë në Nju Jork. Po sikur burri i Ivanka Trumpit ta kishte kuptuar se do të shkëlqente më vonë? 

Larg  prozhektorëve, biznesmeni parapëlqen të jetë këshilltari i vjehrrit të tij. Ai është i vetmi anëtar i familjes Trump, mes këshillëtarëve të Donald Trump.

Edhe pse nuk e kemi vënë re gjatë fushatës, ai ishte gjithësesi shumë aktiv: Jared Kushner ndihmoi në redaktimin e fjalimeve të fushatës dhe ka punuar në ekipin e afërt të Donald Trump, i aftë të përpilojë planin politik të Shtëpisë së Bardhë. 

Për një kohë, konsiderohej madje edhe si drejtori i fushatës së Donald Trump që kishte ndikim mbi të gjithë këshillëtarët.

Sipas Washington Post, Jared Kuschner është ai që ka sugjeruar licencimin e dy të afërmëve të Donald Trump,  guvernatorin Chris Christie të New Jersey (që ishte kreu i ekipit të tranzicionit) dhe ekipin e plotë të tranzicionit. Ai ka themeluar pra enturazhin e presidentit të 45-të të SHBA-së, megjithëse vetë nuk mban asnjë rol zyrtar.

Por i riu u bë i njohur publikisht sidomos në korrik, kur botoi në median e tij New York Observer një letër të hapur mbi akuzat e ngritura kundër vjehrrit të tij Donald Trump.

I angazhuar fuqishëm, ai është përfundimisht, AS-i politik i klanit tashmë më i bashkuar se kurrë.

Diskret, por strateg i hollë, burri i Ivanka Trump duket se ka kuptuar gjithçka nga universi i pamëshirshëm i bizneseve dhe i politikës.

Veritas.com.al/