PARIS (AP) – Lëvizja e protestës së jelekëve të verdhë në Francë ka bashkuar rradhët me një sindikatë më të madhe në një ditë protestash mbarëkombëtare mbi taksat dhe fuqinë blerëse,një e re për të dyja.

Kishte përleshje të shkurtra dhe policia shkrepi disa raunde të gazit lotsjellës në demonstratën e Parisit të së martës, duke pastruar traziraberesit nga elegantja Place de la Concorde, që kufizohet me Ambasadën e SHBA.

Gaz lotsjellës u përdor gjithashtu në Lille dhe gjetkë. Megjithatë, tensioni ishte minimal krahasuar me protestat javore të mbajtura që nga nëntori nga lëvizja e jelekëve te verdhë për të kërkuar drejtësi fiskale dhe sociale në një sfidë të madhe për Presidentin Emmanuel Macron.

Sindikata CGT e mbështetur nga komunistet marshoi nga Bashkia e Parisit në Place de la Concorde krah për krah me protestuesit nga lëvizja e jelekëve të verdhë, e cila merr emrin e saj nga jeleket e sigurisë që ata veshin të cilat kërkohet te jene në të gjitha makinat.

Veritas.com.al/