Zoti Joe Biden ka mbërritur në Prishtinë mbrëmë rreth orës 22.00. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij.

Në aeroportin e Prishtinës që mban emrin e Adem Jasharit, hero i Kosovës për pavarësi, zoti Biden u prit nga Presidenti i Republiës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëshortja e tij.

Gjatë një interviste për Zeri i Amerikes, kryeministri Mustafa e vlerësoi vizitën si një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj shtetërore.

Zoti Biden mbërriti në Kosovë pas një vizite njëditore në Beograd