Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry viziton nesër Kosovën, por qëndrimi i tij do të jetë i shkurtër dhe takimet me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, do të zhvillohen në mjediset e Aeroportin “Adem Jashari”, pa shkuar në Prishtinë.Pritet që Kerry të mbërrijë në aeroport pas mesditës. Ndërkohë për këtë vizitë, ambasada amerikane në Kosovë ka akredituar vetëm kameramanë dhe fotoreporterë, por jo gazetarë.
Kerry pritet të japë mbështetje për progresin e deritanishëm të Kosovës dhe për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Në takime do të diskutohet edhe për çështjen e kosovarëëve, që largohen për të luftuar në Siri për Shtetin Islamik