Shefi i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, John Roberts paraqiti opinionin e tij se ndalimi i udhëtimit të të huajve është “brenda kornizës së fushës së autoritetit të Presidentit”.

John Roberts shkruan se pranimi ose përjashtimi i shtetasve me kombësi dhe shtetësi të huaj është një “atribut fondamental dhe sovran që ushtrohet nga departamentet politike të Qeverisë tërësisht imune nga kontrolli i drejtësisë”, duke cituar një çështje të mëparshme, sipas të cilit presidenti ka aftësi jashtëzakonisht të gjërë sipas paragrafit 8 U.S.C. § 1182(f) që të përjashtojë alienët kur ai beson se duke kryer këtë veprim po iu shërben interesave të vendit.

John Glover Roberts Jr. është një avokat Amerikan që shërbeu si i 17-i dhe aktualisht shef i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Ai u vendos në këtë post në 29 shtator, 2005, i emëruar nga presidenti George W. Bush pas vdekjes së shefit të drejtësisë, William Rehnquist.

Ai përshkruhet si ushtrues i filozofisë juridike konservatore në jurisprudencën e tij.

Veritas.com.al/