Në një emision televiziv në një nga televizionet e Kosovës, ‘Dukagjini’, i cili financohet nga vëllezërit Devolli, ka folur zonja Jozefina Topalli mbi situatën politike në Partinë Dmokratike.

Ajo ka  biseduar me më shumë hapësirë se PD, ka prekur çështje politike të vendit, sepse sipas saj kjo që poo ndodh në PD shkakton krizë besimi në mbarë vendin.

Ajo ka denoncuar rezultat ‘katastrofik’ të PD në zgjedhjet e 25 qershorit, ka denoncuar ‘pengmarrjen’ e PD nga kryetar ‘i ngrirë’ Basha’ ka denoncuar zgjedhjet e manipuluara dhe pa vlerë brenda PD, ka denoncuar faktin se Basha- me një të rënë të lapsit ka lënë jashtë lidershipit themeluesit dhe personalitetet që i dhanë vlerë PD.

Zonja Topalli ka denoncuar aleancën e fshetë të Bashës me qeverinë dhe kryeministrin.

“Prapa Bashës qëndron Rama”, ka thënë ajo.

Po të mos ishte Rama, atëherë si do të guxonte Basha që të bënte gjithë këto të këqija? Si do të rrënonte marrëdhëniet me aleatët dhe perëndimorët në përgjithësi? Si do të fundoste kështu opozitën?….

E pyetur rreth rolit të Berishës në zhvillimet që po ndodhin në PD, zonja Topalli ka thënë se ‘zoti Berisha duhet të kthehet në PD’.

Përderisa ka ndodhur gjëma në PD, Berisha duhet ët kthehet – ka thënë.

Ajo ka prurë modelin e De Gol, presidentit konservator Francez dhe hero i Luftës së Dytë.

“De Gol u largua vërtet- tha Topalli- por kur e kërkoi populli, u kthye”.

Veritas.com.al/