Jozefina Topalli është intervistuar në emisionin “Mbrëmje Ide” me Mirela Milorin mbi situatën politike dhe zhvillimet më të fundit në PD. Ajo ka qenë shumë kritike me kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se lidhja e ngushtë me Ramën e mban atë akoma në karrigen e PD.

Lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita më datë 16 shkurt, Topalli tha se nuk ka ndërmend të dalë krah LSI-së në këtë protestë, duke e cilësuar gabim edhe bashkëqeverisjen me ta kur PD ishte në pushtet dhe drejtohej nga Berisha.

“Unë me LSI-në përkrah në protestë nuk shkoj. E patëm në qeveri, por për mua gabuam.  Ju e quani politikë, por unë kam probleme me këtë që ju e quani politikë. Është rrëzuar morali, është rrëzuar meritokracia. Politika ka degraduar”, tha ish kryeparlamentarja Topalli.

Veritas.com.al/