(FOTO: Në fokus mbetet çështja nëse zoti Assange mund të largohet nga ambasada Ekuadoriane në Londër)/

Drejtori prokurorisë publike të Suedisë ka hequr dorë nga hetimet mbi përdhunimin ndaj themeluesit të Ëikileaks, Julian Assange.

Marianne Ny plotësoi  kërkesën në Gjykatën e Distriktit të Stokholmit që të revokojë kërkesën për arrest, siç dihet prej shtatë vjetësh e mbetur pa u realizuar.

Zoti Assange, 45 vjeç, ka jetuar në ambasadën Ekuadorane të Londrës që nga viti 2012, duke u përpjekur që të shmangë ekstradimin.

Ai i frikësohej ekstradimit në Shtetet e Bashkuara sikur të ndodhet që të ekstradohej në Suedi.

Assange mund të përballet me një gjyq në Shtetet e Bashkuara mbi nxjerrjen e qindra mijëra dokumenteve sekrete nga ushtria dhe diplomacia në Shtetet e Bashkuara.

/Veritas.com.al/