Jean-Claude Juncker, ish kryeministër i Luksemburgut, i cili tani mban postin e Presidentit të Bashkimit Europian, një organizëm i fuqishëm por i pazgjedhur, ka thënë se nuk do të kandidojë e as do të qëndrojë më në këtë post pas vitit 2019.

62 vjeçari i dëshpëruar tha se ai dyshon se blloku do të mund të mbahet i bashkuar gjatë negociatave të ardhshme mbi Brexit nga Mbretëria e Bashkuar- siç raportoi “Sky News”. Junker ka folur në një intervistë për Radion Deutschlandfunk, e cila u transmetua më 11 shkurt.

“27 anëtarët e tjerë të BE nuk dihet akoma, por Britanikët e dinë shuë mirë tashmë se si do t’i trajtojnë negociatat”- tha ai. Ata mund t’i premtojnë shtetit A- këtë; shtetit B-këtë tjetrën; shtetit C- diçka tjetër; dhe në fund të lojës do të shikojmë se nuk do të ketë më BE”.

/Veritas.com.al/