I përfolur në të gjitha nivelet e politikës dhe diplomacisë, Klement Balili- dikur nëpunës i administratës shtetërore dhe tani i thërritur me nofkën “Eskobar i Ballkanit’ për shkak të dyshimeve se është i përfshirë në afera gjigande me trafikun e  drogës, tani mund të dorëzohet.

Prej rreth dy vjetësh ai u shpall si një legjendë që sfion policinë dhe shtetet; asnjëherë nuk mundën ta kapin, edhe pse u angazhuan fuqi të mëdha dhe arrestimi i tij u kërkua edhe nga përfaqësuesi i SHBA.

Policia, në mënyrë jo zyrtare ka thënë për median se ‘po negociojnë me Ballinin’për dorëzimin e tij.

Kryeministri Rama ka njoftuar dje se ditën e martë, dmth., sot, do të ketë edhe dy aksione të fuqishme ‘kundër të fortëve’, dmth., kundër eksponentëve si Balili.

Njëri nga këto aksione thuhet se është edhe dorëzimi i Balilit; që thuhet se do të ndodhë brenda pak orësh.

Ish drejtori i Drejtorisë së Transporteve në Bashkinë Sarandë, dyshohet se ishte në krye të një rrjeti të trafikut të drogës me Greqinë. Pas operacionit ku u përfshi edhe DEA amerikane, Balili u pagëzua nga mediat greke me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”.

Veritas.com.al/